
Raportet e dikurshme vëllazërore në mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk janë shuar.
Këtë e bëri të ditur Edi Rama të mërkurën ku iu drejtua Këshillit të Evropës me një mori kritikash për miratimin e raportit të Dick Martyt dhe akuzave të pa baza ndaj Hashim Thaçit.
Rama duke e mbrojtur Thaçin më mirë sesa gjithë avokatët e tij, e quajti një Jozef K i gjallë, personazh i romanit ‘Procesi’ të Franc Kafkës i cili u arrestua pa e kuptuar se për çfarë po akuzohej.
Pas fjalimit të Ramës reaguan akterë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke shprehur falënderim të madh ndaj kryeministrit shqiptar.
Por fjalimi që ngjalli një mori reagimesh u injorua nga kryeministri Albin Kurti. /Insajderi