Kryeministri Isa Mustafa ka braktisur seancën e Kuvendit në të cilën janë duke u deklaruar shefat e grupeve parlamentare për moacionin e rrëzimit të qeverisë.
Ai u largua derisa shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca po ia numëronte “dështimet”.
Mustafa, në përcjellje te zëdhënësi Arban Abrashi, ka dalë nga objekti i kuvendit, duke mos thënë as edhe një fjalë për media. /Insajderi.com