Kryeministri Isa Mustafa, ka postuar një fotografi me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova për të dërguar mesazh se cfarë kontributi kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Fotografia është bërë në vitin 1998, në Washington.
“E takova Presidentin Rugova, i cili ishte atje për takime të nivelit më lartë dhe në bisedë e sipër më tha: ‘Amerikanët janë miqtë tanë, shpresat i kemi te ta. Lirinë tonë dhe shtetin tonë mund ta bëjmë vetëm me përkrahjen e tyre’”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.
“Doli ashtu si e tha Rugova, SHBA-të na ndihmuan të lirohemi nga pushtimi, dhuna e represioni serb, të ndërtojmë shtetin e pavarur, ta njeh pavarësinë tonë numri më i madh i vendeve anekënd globit”, ka shtuar më pas ai.
Sipas Mustafës, Rugova kishte besim të pakufi në SHBA.
“Ky ishte besimi i qytetarëve të Kosovës që ai i përfaqësonte, dhe sot ky besim është i palëkundur”./Insajderi.com