Isa Mustafa i përgjigjet Donika Gërvallës: Fallxhore, njerëzit s’duhet të mashtrohen dy herë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa i përgjigjet Donika Gërvallës: Fallxhore, njerëzit s’duhet të mashtrohen dy herë

    Insajderi
    17 January 2025 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isa Mustafa, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është përgjigjur kryetares së “Guxo”, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit nga një tubim elektoral në Istog sulmoi Mustafën.

    Sipas Gërvallës “Isa Mustafa e kishte luftuar Ibrahim Rugova”, teksa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaroi çuditshëm se “Rugova është në Guxo e jo në LDK”.

    Mustafa ka deklaruar se “njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë, por jo të mashtrohen dy herë, fillimisht nga Vjosa Osmani e në vazhdimësi nga Donika Gëvralla”.

    “Kam hezituar të merrem me Donikën, të cilën e kam takuar për herë të parë më 1992, kur ndihmonte në zyrat e LDK-së në Stuttgart, si një vajzë e një veprimtari të vrarë nga serbët në Gjermani. Edhe sot nuk flas me ëndje për te, sepse do të dëshiroja të ishte treguar e zonja në punën e saj, të kishte sjellë së paku një njohje të re për Kosovën ose një anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, të ishte parimore në përcaktimin politik, të mos bëhej marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore e Kurtit. Të mos e ofendojë Ibrahim Rugovën, ta lë të qetë në amshim me respektin e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan përherë. Njerëzit e LDK-së janë njerëz të besimit dhe shpresës. Të parët kanë qëndruar stoik në mbrojtje të vlerave të partisë, të dytit kanë eksperimentuar me shpresën, duke u mashtruar nga Vjosa dhe shoqja e saj Donika. Njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë por jo të mashtrohen dy herë. Dhe atë nga njerëz që janë dëshmuar të pavlerë, e pa parime”, ka thënë Mustafa.

    Tutje, ai ka deklaruar se Kosova duhet të shpëtoje nga hendeku të cilin sipas tij e kanë katandisur “fallxhoret si Donika”.

    “Njerëzit e LDK-së, dhe qytetarët e Kosovës të vlerave perëndimore do të përkrahin e mbrojnë vlerat që i kanë trashëguar, do të votojnë gjithë ata që i kanë qëndruar besnikë LDK-së. Kosova duhet të shpëtojë nga hendeku që e kanë katandisur fallxhoret si Donika dhe fallëxhinjë politik”, ka thënë Mustafa. /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark