Isa Mustafa ia mbështet qëndrimin Lumir Abdixhikut, deklarohet lidhur propozimin e LDK'së për qeveri kalimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa ia mbështet qëndrimin Lumir Abdixhikut, deklarohet lidhur propozimin e LDK’së për qeveri kalimtare

    Insajderi
    06 May 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kreu i LDK-së dhe ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kërkesa e LDK-së për qeveri të tranzicionit është një veprim i arsyeshëm i pjekur dhe në interes të Kosovës.

    Mustafa ka thënë se askush s’duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike nëpër të cilën po kalon vendi, të mos takohet dhe të mos pajtohet për një marrëveshje për qeveri kalimtare.

    LEXO EDHE:

    Qëndrimin që tani e bëri publik LDK e konsideroj shumë të arsyeshëm, të pjekur dhe në interes të vendit. Askush nuk duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike të mos ulet dhe të merren vesh për një qeveri kalimtare”, ka thënë Mustafa për T7.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes që ka mbajtur në parti, në një konferencë për media ka deklaruar se zgjidhja e vetme për ngërçin politik, është krijimi i një qeverie kalimtare, deri në zgjedhjen e presdentit të ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark