Isa Mustafa kërkon përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kërkon përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese

    Insajderi
    15 March 2016 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë, Eve-Kulli Kala, të cilës i kërkoi përkrahje nga ana e shtetit estonez në proceset eurointegruese.

    Ai, pasi e falënderoi për mbështetjen që Estonia ka dhënë për Kosovën, e njoftoi për të arriturat në shumë fusha të jetës dhe proceset aktuale në Kosovë.

    “Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke kërkuar përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese”, thuhet në njoftimin për shtyp të Qeverisë së Kosovës.

    Estonia është pjesë e Bashkimit Evropian prej vitit 2004. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark