Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Liderëve, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) i SHBA-ve.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa gjatë qëndrimit në SHBA, do të marrë pjesë edhe në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet në Filadelfia, ku do të bëhet nominimi zyrtar i kandidates demokrate për Presidente të SHBA-ve, mikes së madhe të Kosovës, Hillary Clinton.
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në këto dy evente të rëndësishme globale, do të takojë edhe liderë të shteteve dhe përfaqësues të lartë amerikanë.
Përveç Mustafës, i pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe kryekuvendari, Kadri Veseli. /Insajderi.com