Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e tij.
Delawie tha se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh.
Tutje, ai shtoi se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.
“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delawie.
Undermining press freedom in Kosovo would be a tremendous mistake. I hope the government of Kosovo will reconsider its move on Klan Kosova. https://t.co/DPVV0EeMeN
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) July 29, 2023