Ish-analisti i pushtetit publikon dy shkrime të rënda të Gërvallës kundër Rexhep Selimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-analisti i pushtetit publikon dy shkrime të rënda të Gërvallës kundër Rexhep Selimit

    Insajderi
    24 July 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të mjerë dhe të poshtër” e ka quajtur kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvallën, ish-analisti përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Bleron Baraliu.

    Kjo, pasi që Baraliu rikujtoi dy shkrime të Gërvallës e cila përdorte fjalët më të rënda për ish-shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, i cili ndodhet në Hagë bashkë me ish-krerët e UÇK’së, shkruan Insajderi.

    Kjo injorante është bërë ministre dhe zkm mu me siglën e Albin Kurtit. Kur po pyesin njerëzit a kam ndryshuar unë a Kurti, le ti referohen kritikave të mia të ashpra para 4+ vitesh kur Kurti fuqizoi një imbecile të plotë që të udhëheqte gjithë diplomacinë kosovare drejt zhbërjes së asaj mini politike të jashtme që mezi kishim ndërtuar. Shikoni sa e mjerë dhe e poshtër është kjo”, ka shkruar Baraliu.

    Shkrimet e Gërvallës janë të datës 7 shkurt 2020  dhe 25 mars 2020, të publikuara në ‘Facebook’. Në shkrimin e parë, Gërvalla e quan “sinjal të shëmtuar” propozimin e Selimit si shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje atëbotë, meqë “Rexhep Selimi është nëj prej të dyshuarve të Hagës”.

    Ndërkaq në shkrimin e dytë e quan “të gërditshme” faktin që Selimi ka folur për shtetin e së drejtës.

    “Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës së krimit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e dytë të Gërvallës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark