Ish-anëtari i PDK-së tallet me konventën e kësaj partie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-anëtari i PDK-së tallet me konventën e kësaj partie

    Insajderi
    07 May 2016 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Mirena, dikur anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka kursyer kritikat për mënyrën e zgjedhjes së Kadri Veselit si kryetar i partisë në konventën e së shtunës.

    Mirena ka ndarë përvojën e tij kur ishte pjesëmarrës në kongresin e PDK-së në vitin 2013, që sipas tij ka qenë “cikur politik ma i madh që kam pa live”.

    “Me një të ngritur ëe dorës e patëm bë PDK-në parti te djathtë. Ky duhet të ketë qenë transformimi më i shpejt ideologjik i ndonjë partie qe njeh historia e politikes.  Ai kongres, a konvent siç preferojnë ta quajnë djathtistët e PDK-së, ishte pika fillestare e distancimit tim nga ky subjekt politik, ku kisha hyre me një overdozë te naivitetit”, ka thënë Mirena.

    Sipas tij, marrë parasysh se në konventën e sotme kanë qene njerëzit e njejtë sikur në atë të vitit 2013, “vështirë të besohet se konventa e vikendit e PDK-së duhet të jetë ndryshe nga ajo e vitit 2013”.

    “E përshëndes këtë Konvente dhe pjesëmarrësit nga bregdeti shqiptar me dhimbjen për disa prej tyre qe do t’i humbim kot dy ditë të jetës së tyre me iluzionin se po vendosin diçka! Ashtu i pata humb edhe vet… Kanë mujt me votu me Skype, mos me u nguju ne Emerald, me prit, për shembull Rexhep Hotin, me e hap debatin për reformim të partisë, siç pat bere në vitin 2013. Urime, suksese,”ka shkruar Mirena në llogarinë e tij në Facebook.

    Kadri Veseli u zgjodh kryetar i ri i PDK-së të shtunën pas asnjë votë kundër./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark