Ish- avokati i FFK-së me kritika të ashpra kundër menaxhmentit të drejtuar nga Agim Ademi: 95% varshmëri nga fondet e UEFA - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ish- avokati i FFK-së me kritika të ashpra kundër menaxhmentit të drejtuar nga Agim Ademi: 95% varshmëri nga fondet e UEFA

    Insajderi
    28 June 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taulant Hodaj, ish-sekretar dhe ish-avokat i FFK-së, është drejtuar me kritika ndaj të FFK-së, të drejtuar nga Agim Ademi.

    Ai tha se FFK vazhdon të mbështetet mbi 90% në fondet standarde nga UEFA dhe FIFA. Të hyrat vetanake nuk arrijnë as 5%.

    “Asnjë federatë tjetër anëtare e UEFA-s nuk funksionon me këtë nivel të varësisë nga fondet standarde të UEFA-së dhe FIFA-së”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Sipas tij ka mungesë vizioni dhe profesionalizmi në udhëheqje.

    Postimi i tij i plotë:

    Menaxhim apo keqmenaxhim? Krahasimi FSHF–FFK flet vetë

    Lajm i mirë nga Tirana: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të shpërndajë 3 milionë euro shtesë për klubet e Kategorisë së Parë, si rezultat i të hyrave të krijuara përmes komercializimit. Kjo arritje është veçanërisht domethënëse duke pasur parasysh se FSHF nuk ka Ligj për Sponsorizime, e as ndonjë lehtësi tatimore – ndryshe nga FFK, e cila i ka të dyja.

    🇽🇰 Në anën tjetër, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), me potencial ligjor dhe komercial dukshëm më të madh, vazhdon të mbështetet mbi 90% në fondet standarde nga UEFA dhe FIFA. Të hyrat vetanake nuk arrijnë as 5%. Asnjë federatë tjetër anëtare e UEFA-s nuk funksionon me këtë nivel të varësisë nga fondet standarde të UEFA-së dhe FIFA-së.

    Kjo tregon qartë:

    ❌ Mungesë vizioni dhe profesionalizmi në udhëheqje;

    ❌ Pashfrytëzim të Ligjit për Sponsorizime – ndër më të avancuarit në Europë;

    ❌ Dështim në ndërtimin e partneriteteve me sektorin publik dhe privat;

    ❌ Mungesë të mbështetjes për klubet, infrastrukturën dhe zhvillimin sportiv e profesional.

    🇽🇰 Kosova ka potencial shumë më të madh se sa po shfrytëzon aktualisht:

    1️⃣ Futbolli është sporti më masiv në vend – mbi 80% e të gjithë sporteve;

    2️⃣ Kosova është djep i talenteve të futbollit e me plot futbollistë te trajnuar në akademitë sportive evropiane;

    3️⃣ Klube me traditë dhe suksese në garat evropiane;

    4️⃣ Infrastrukturë ligjore ekzistuese shumë më e avancuar se ajo në Shqipëri.

    💡 Kur Shqipëria përmes FSHF-së ndërton stadiume moderne, organizon kompeticione e finale evropiane dhe rrit përkrahjen për klubet – pa mbështetje nga buxheti i shtetit – FFK-ja ngec në vendnumëro, e pa vizion, pa profesionalizëm dhe pa transparencë, duke lënë anash nevojat reale të klubeve dhe lojtarëve.

    ✊ Kosova dhe Futbolli i Kosovës meritojnë më shumë – jo vetëm për hir të shtetit që kemi kriju me vështirësi, talentëve dhe klubet që i ka, por edhe për mundësitë që po shpërdorohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark