Ish banorët e BB për Eglin: As familjarët nuk e mbështesin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish banorët e BB për Eglin: As familjarët nuk e mbështesin

    Insajderi
    17 February 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debatet për lojën e Eglit në Big Brother VIP nuk po ndalen, dhe së fundmi është ngritur një tjetër pikëpyetje: a ka ajo mbështetjen e familjarëve? Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila vitin e kaluar ishte vetë pjesë e këtij spektakli, ka ndarë një mendim që ka shkaktuar reagime.

    “Mua më bën përshtypje se në asnjë studio televizive nuk kam parë të afërmit e Eglit të flasin për lojën e saj. Dhe kjo tregon në heshtje që familjarët e saj nuk janë dakord me këtë Egli që po shohin në Big Brother.” – është shprehur Xheladinaj.

    Kjo deklaratë ka nxitur diskutime mes opinionistëve dhe ndjekësve të spektaklit, ndërsa sjellja e Eglit ka tërhequr vëmendjen e shumë të ftuarve.

    Ndërkohë, Ronaldo Sharka ka bërë një koment të drejtpërdrejtë për dinamikën e saj në raport me Gjestin: “Sa më shumë i thotë Gjesti ‘largohu’, aq më shumë afrohet.”

    Nga ana tjetër, Shqipja Hysenaj ka shtuar: “Egli krenari nuk ka. E ka shkelur.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark