Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura pasi nisen për Ksmail, ngatërrojnë rrugën dhe përfundojnë në … - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura pasi nisen për Ksmail, ngatërrojnë rrugën dhe përfundojnë në …

    Insajderi
    31 July 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ish-banoret e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati dhe Rizarta Hoxha, e vijojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje ato kanë krijuar shoqëri edhe me ish-banoren e BBV 3, Françeska Murati.

    Një ditë më parë, ato kanë publikuar në “Instastory” një video ku tregojnë se janë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe po udhëtojnë drejt jugut. Por gjatë rrugës atyre u ka ndodhur një e papritur. Teksa ishin nisur për në Ksamil, Loredana zbulon në postimin e saj se kishin ngatërruar rrugën.

    Ish-banoret e BB VIP kishin përfunduar te dogana për Greqi.

    “Histori i shkurtër: ishim nisur për Ksamil, por jemi te dogana për Greqi. Mos na pyesni si… Respekte”, ka shkruar Brati krahas videos së publikuar në “Instastory”.

    Videon në fjalë e kanë ripostuar edhe Françeska dhe Rizarta, të cilat nuk kanë treguar detaje të tjera por e kanë lënë me përshkrimin e Loredanës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark