Ish-banori i Big Brother: Isha 20 ditë në koma-Një plumb mora unë, mami pesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-banori i Big Brother: Isha 20 ditë në koma-Një plumb mora unë, mami pesë

    Insajderi
    25 January 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Marius Dervishi, i njohur ndryshe si Zebërvoki, ka bërë një rrëfim të thellë për ngjarjet që ndryshuan jetën e tij dhe të familjes së tij në periudhën e trazuar të vitit 1997. Gjatë një interviste, ai ka ndarë me publikun momentet e vështira që përjetoi gjatë një prej periudhave më të vështira për Shqipërinë.

    Ngjarjet e vitit 1997, kur shteti shqiptar ra në kaos dhe populli u ngrit në protesta masive, shënuan një kapitull të errët në historinë e vendit. Dervishi ka treguar se si kjo periudhë ka ndikuar në familjen e tij dhe se çfarë vendimesh të rëndësishme ka pasur të marrë në një kohë të tillë kaotike.

    Në një ambient të ngarkuar emocionalisht, Zebërvoki ka folur për sfidat dhe stuhitë që e detyruan të rishikonte jetën dhe të merrte hapin e rëndësishëm që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës dhe jetës së tij private.

    Pjesë nga intervista:

    Marius: Një komshi ka qenë duke qëlluar me armë zjarri në ajër, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka ngelur gishti tek këmbëza e kallashnikovit. Një plumb kam marrë unë në pjesën e nofullës dhe pesë plumba ka marrë mami im. Në pjesën e barkut dhe të këmbëve, ai ishte moment që unë e vuaj edhe sot e kësaj dite. Pasojat e asaj ngjarje, pasi në periudha të ndryshme të fëmijërisë më është dashur të kryej disa operacione kirurgjikale.
    Erjona: Fillimisht ti qëndrove 20 ditë në gjendje kome.

    Marius: Për fatin tim të mirë unë nuk mbaj mend asgjë të asaj periudhe por mbaj mend ato peripecitë që kam hasur, ndërhyrjet e herëpasherëshme gjatë zhvillimit dhe rritjes sime. Plumi kishte prekur gjendrën e pështymës, gjuha ime ka qenë e këputur për shkak të plumbit.

    Erjona: Ndërkohë mami mori pesë plumba dhe ia hodhi për mrekulli duhet thënë…
    Marius: Po, nuk ka le të themi pasoja apo siklete të mbartura prej asaj ngjarje. Normalisht që ka qenë vuajtje por me rëndësi është që sot jemi gjallë dhe jemi mirë dhe po e përballojmë më së miri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark