Ish-bashkëshorti i përgjigjet Ledionës: Mos përdor fëmijën për famë në BBV – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-bashkëshorti i përgjigjet Ledionës: Mos përdor fëmijën për famë në BBV

    Insajderi
    17 January 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorja e Big Brother Vip, gazetarja Lediona Xheladinaj komentoi sot edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, duke thënë se me të ka një marrëdhënie të mirë.

    Por Lediona gjithashtu u shpreh se vajzën e ka rritur me shumë vështirësi, e vetme, dhe madje e ka lënë në shtëpi vetëm dhe pa ngrënë pasi i është dashur të bëjë 3 punë.

    Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj.

    Ky i fundit duket i revoltuar që Lediona i mohon sakrificat si baba, dhe jo vetëm që i përgënjeshtron deklaratat e saj, por edhe e sulmon atë duke thënë se po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.

    “Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

    Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në komentin e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark