Ish-bosi i Cosa Nostras pranë lirimit nga burgu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-bosi i Cosa Nostras pranë lirimit nga burgu

    Insajderi
    05 June 2017 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Salvatore Riina, apo siç njihet botërisht si Toto Riina falë edhe filmit bazuar mbi jetën e tij “Il Capo dei Capi”, është pranë lirimit nga burgu edhe përse është dënuar me burg për jetë për krime të shumta nën drejtimin e mafias siçiliane.

    Ish-bosi i Cosa Nostras, tashmë në moshën 86-vjeçare, mund të lirohet nga burgu për shkak se “e drejta për të vdekur me dinjitet” i garantohet çdo të burgosuri në Itali.

    Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit në shtetin fqinj, duke iu referuar pikërisht rastit të Salvatore Riinas, i cili ndodhet në qeli që prej janarit 1993.

    “Gjendja e rënduar shëndetësore e tij e favorizon ndjeshëm lirimin nga burgu, por tashmë i takon Gjykatës së Bolonjës që të vendosë nëse Toto Riina përbën akoma një rrezik për shoqërinë”, raportojnë mediat italiane.(tch)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark