×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputeti i PDK-së humb betejën me shtetin edhe në Arbitrazh

    Insajderi
    04 August 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Selmani, ish-deputeti i PDK-së i njohur nga shteti si uzurpator i pronës, e ka humbur edhe një betejë. Ani se e dërgoi Republikën e Kosovës në Arbitrazh për pronat “Hotel Victory”, e pronën e “Auto Prishtina”, rastin e humbi. Këtë e konfirmoi sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja e Drejtëisë, Albulena Haxhiu sot ka njoftuar se shteti ka fituar një rast të rëndësishëm arbitrazhi.

    “Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e nje padie të inicuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”.

    “Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, shkruan ministrja Haxhiu.

    Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për kontestin, ku ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Selmani e kishte dërguar shtetin në arbitrazh, lidhur me pronën e “Auto Prishtina” dhe “Hotel Victory”, të cilën e kishte mbajtur të uzurpuar për disa vite me radhë.

    Kjo pronë që nga paslufta ishte shfrytëzuar nga biznesmeni Bedri Selmani. Agjencia Kosovare e Privatizimit e pati futur “Hotel Victoryn” në listën e uzurpatorëve.

    Kjo pronë që nga paslufta ishte shfrytëzuar nga biznesmeni Bedri Selmani. Agjencia Kosovare e Privatizimit e pati futur “Hotel Victoryn” në listën e uzurpatorëve.

    Gazeta Insajderi, ka shkruar për historinë e kësaj prone.

    Historia nisë me marrjen nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes që udhëhiqej nga Azem Syla.

    Selmani ishte vendosur në këtë objekt me bekimin e Azem Sylës në vitin 1999, sa ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme që drejtohej nga Hashim Thaçi. Paraprakisht, objektet e ndërmarrjes Auto Prishtina ishin përdorur nga Ministria e Mbrojtjes, deri në kohën kur UNMIK-u kishte shpërbërë këtë qeveri që nuk njihej ndërkombëtarisht.

    Në këtë object, për vite me radhë janë mbajtur pothuajse të gjitha aktivitetete e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Tek në vitin 2016 shteti arriti ta rikthej nën menaxhim këtë pronë. APK bashkë me Policinë e Kosovës e patën liruar objektin e cili iu dha në shfrytëzim policisë së Kosovës.

    Biznesmeni Selmani që nihet si njëri ndër uzurpatorët më të mëdhenjë të pronës shoqërore, për vite me radhë kishte mbajtur në shfrytëzim edhe pompat e INA Zagreb, para tri viteve e ka e paditur shtetin për rrënimin e njërës pikë.

    Pompa e rrënuar dhe toka e shpronësuar është tek rrethi i ri në Prishtinë. Shpronësimi është bërë për shkak të ndërtimit të rrethrrotullimit dhe zgjerimit të rrugëve. Për shkak të procedurave për shpronësim, ndërtimi i rrugës ishte vonuar me muaj të tërë.

    Selmani, në padinë e dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kërkonte nga Qeveria e Kosovës, kompensim dëmi në vlerën e 5.6 milionë euro.

    Përmes kësaj padie, Selmani pretendonte se Qeveria nuk e ka bërë identifikimin e drejtë të pronarëve të pronës së shpronësuar me vendimin përfundimtar.

    “Si pronar të aseteve të shpronësuara, përveç sipërfaqes së tokës së shpronësuar në emër të Auto Moto e Kosovës, dhe INA Zagreb-Ndërmarrja në Prishtinë, nuk e ka përfshirë në procedurën e shpronësimit Ndërmarrjen “Kosova Petrol” me pronar Bedri Selmanin, për pjesën tjetër prej rreth 80% të aseteve ku hynë objekti afarist i ndërmarrjes, mjetet e punës, afarizmi dhe 12 vende pune”, thuhet në padinë që ka Insajderi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark