Ish deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje po financohet përmes shitjes së rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje po financohet përmes shitjes së rrymës

    Insajderi
    04 February 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar se gjatë periudhës që ai ishte pjesë e partisë, ai dhe të tjerë ishin të detyruar të kërkonin financim, madje edhe duke shkuar në Shqipëri.

    Sipas tij, ai ka financuar partinë në fillim, por tani Lëvizja ka gjetur mënyra të tjera për të siguruar burime financiare, duke përmendur shitjen e rrymës si një burim kryesor të të ardhurave.

    “Në atë kohë na lypshin para, kemi shkuar edhe në Shqipëri për t’i kërkuar, financat ishin të pakta, kryesisht unë e kam financuar Lëvizjen”.

    Por tani Lëvizja mendoj se nuk ka nevojë për furnizim nga individë apo kompani, sepse ka gjetur mënyrën për t’u furnizuar, kryesisht përmes shitjes së rrymës”.

    Shitja e rrymës, përveç se bëhet në star market, e gjithë shitja e rrymës në botë bëhet me korrupsion”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark