Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka treguar se më parë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt.
Humolli në rrëfimin për InDoks, ka deklaruar se AAK-së iu bashkua me kërkesën e Haradinajt.
Sipas tij PDK e LDK në atë kohë krijonin përçarje e debate artificiale mes qytetarëve.
“…Ramush Haradinaj më ka thënë, Fatmir po kam nevojë për ndihmë edhe tash kur një bashkëluftëtar të thotë po kam nevojë për ndihmë atëherë i kam thënë në rregull, po të ndihmojë për arsye se AAK ka qenë subjekt politik i ndërtum në 2000-ën, në kohën kur partia PDK e LDK e acaronin gjendjen shumë mes qytetarëve në mënyrë artificiale”, u shpreh ai për InDoks të Gazetës Insajderi.
Formimi i Aleancës, Humolli thotë se kishte një qëllim të vetëm.
“Krijimi i Aleancës është kanë një bashkim i partive politike LKQK, LPK, Partia Parlamentare dhe Bashkimi i qytetarëve. Tash ne e kemi dërgu një mesazh që kemi nevojë për unitet, për një bashkim. Dhe, jam shumë i bindur se krijimi i Aleancës e ka kriju një terren të përshtatshëm që edhe LDK edhe PDK me fillu, me i ulë ato gjakrat dhe hasmëritë artificiale”, tha Humolli.
Për detajet më të hollësishme, ndiqni intervistën e plotë: I zhgënjyer me Albin Kurtin – rrëfimi i Fatmir Humollit