Ish-deputetja e Vetëvendosjes: Policët në paraburgim në Serbi, dhunë ndaj gazetarëve, Kurti si bijat në t’pame – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e Vetëvendosjes: Policët në paraburgim në Serbi, dhunë ndaj gazetarëve, Kurti si bijat në t’pame

    Insajderi
    16 June 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e Vetëvendojes, Aida Dërguti, ka shkruar një status për ngjarjet e sotme në veri.

    Përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka komentuar ngjarjet e dhunshme të ditës, deri kryeministri Kurti është jashtë vendit.

    “Tre policëve iu shqiptua sot masa e paraburgimit nga gjykata në Serbi. Gazetarët u rrahën në Leposaviq. KFOR-i na ka nxjerrë prej çadre e veç po kqyrë, FSK nuk ka të drejtë me dalë, policia s’po munet”, ka shkruar Dërguti.

    “Ndërkohë, KM (lexo: Koordinatori i Mosmarrëveshjeve) ka shku dikah, si bijat n’t’pame. Opozita në gjumë. Sovrani n’mjegull. Ec e bjeri në fije çka po ndodh”, ka vazhduar me tej ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark