×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja: Pacolli i ka dhënë para për shkollim të fëmijëve këshilltares së Osmanit

    Insajderi
    05 August 2024 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AKR, Myzejene Selmani, i ka reaguar ish- partiakes, Rejhan Vuniqi e cila tani është rreshtuar pro sulmeve kundër ish-shefit të saj, njeriut që i dha një numër të madh postesh, Behgjet Pacolli.

    Selmani ka thënë se Vuniqi u ngrit nga askushi në një karrierë të madhe në krahë të Behgjet Pacollit.

    Përmes një statusi në facebook, ish-deputetja ka numëruar përftimet financiare që këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani ka pasur nga Behgjet Pacolli në kohën sa ishte krahë i tij.

    Ajo tregon se si Rejhan Vuniqi i shkollonte fëmijët e vet me financim të Behgjet Pacollit.

    E sot punon aty ku ai quhet rusofil, e ndoshta kjo vetë i shkruan ato statuse, kaq karakter ka”, ka shkuara mes tjerash ajo.

    Vuniqi ka shpërndarë në profilin e saj në “Facebook” postimin ofendues të Rinor Nuhiu’t, këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani.

    Postimi i plotë i ish-deputetes Myzejene Selmani

    Njerëzit sot harrojnë të mirën dhe përbuzin ata që në kohët më të vështira e shpesh të rëndësishme të jetës së tyre, dikush u ka qenë pranë, e sot i shkelmojnë ata.

    Një nga këta persona është edhe një këshilltare e Presidentes VO, e cila u ngrit nga askushi në një karrierë të madhe në krah të Behgjet Pacollit.

    Edhe pse luftoi të gjitha gratë në AKR, nuk u la hapësirë asnjërës, sot është duke bërë share postimeve të VO për barazinë gjinore. Por nuk ia ndien se kështu është roli i saj sot, vetëm të bëjë share, se mos dikush e merr seriozisht për ndonjë mendim a këshillë, kaq di, kaq ka ditur.

    I shkollonte fëmijët e vet me financim të Behgjet Pacollit, e sot punon aty ku ai quhet rusofil, e ndoshta kjo vetë i shkruan ato statuse, kaq karakter ka.

    U ngrit në Mabetex, u ngrit nëpër pozicione në qeveri deri në zëvendës-ministre afër Behgjet Pacollit, e din mirë vetë sa njohje ia solli ai Kosovës, sa punë bëri, e sot hesht dhe bën share ofendimet ndaj Behgjet Pacollit. Shkruesja përbuzesë e statusave!

    Nëse Behgjet Pacolli paska qenë kaq i keq, si u bë ty të marrë VO për këshilltare, o bijë, nga dole, ku u ngrite, lexoje CV tande kuptoje nga ke ardh.

    Por kjo botë kështu e ka, e posaçërisht bota jonë, që njëri i ligë ngritët dhe ai të fut thikën pas shpinës.

    Marre të qoftë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark