Ish-diktatori detyrohet të paguajë miliona euro për krime ndaj njerëzimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-diktatori detyrohet të paguajë miliona euro për krime ndaj njerëzimit

    Insajderi
    29 July 2016 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-diktatori i Çadit, Hissene Habre është urdhëruar të paguajë miliona dollarë për viktimat e përdhunimit, torturës dhe humbjet e mëdha të jetëve gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, raporton The Guardian.

    Hissène Habré, i cili në maj u dënua për krime kundër njerëzimit nga një gjykatë në Senegal, duhet tu paguajë viktimave të tij deri në 34,000 dollarë secilit, urdhëroi gjykatësi, Gberdao Gustave Kam, njofton Insajderi.

    Si president i Çadit në vitet 1980, Habré ndërtoi një sistem ku mijëra civilë u arrestuan dhe u mbajtën në për vite të tëra në kushte të tmerrshme, dhe shpesh u torturuan e u përdhunuan.

    Habre drejtoi drejtoi agjencitë sekrete të vendit, duke i dhënë shumë urdhra, madje e kishte përdhunuar  një grua katër herë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark