Ish-diplomati amerikan: S’pajtohem me qasjen më të butë të SHBA-së ndaj Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-diplomati amerikan: S’pajtohem me qasjen më të butë të SHBA-së ndaj Serbisë

    Insajderi
    18 July 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Konfirmimi i shtensionimit nuk shihet në fjalë, ose në kushte të marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve kosovare dhe të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë për Zërin e Amerikës ish-diplomati amerikan, Thomas Countryman.

    Countryman, diplomat amerikan i karrierës në mesin e 80-ave ka shërbyer në Ambasadën amerikane në Beograd, ndërsa si ish – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi në vitin 2011 ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai thotë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundësojë që të qetësohen tensionet, të cilat ndikuan në dialogun për normalizimin e raporteve mes dy palëve.

    “Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës [në Veri] dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Contryman.

    Ai ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës kosovare, se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia.

    “Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomaicsë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të paekuivokë. Unë e kuptoj një përceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë”, ka thënë Countryman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark