Ish-diplomati Canaj i reagon ashpër Presidentes Osmani që shkoi për t’a takuar Guerot në Ambasadën e Francës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ish-diplomati Canaj i reagon ashpër Presidentes Osmani që shkoi për t’a takuar Guerot në Ambasadën e Francës

    Insajderi
    21 July 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish diplomati Blerim Canaj ka kritikuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për takimin me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, në ambasadën franceze këtë të premte që u përshkrua si takim pune nga presidenca.

    Canaj e ka quajtur si gabim nga ana e shefes së shtetit, meqë sipas tij nuk shkon një presidente e vendit të takojë një ambasador.

    “Në diplomacinë tonë skandalet tanimë kanë kaluar në normalitet! “ thotë ish diplomati Canaj e nisi kritikën e tij duke e cilësuar si një skandal që në fillim duke argumentuar se kjo huqje është edhe një dëshmi e paaftësisë.

    “Me siguri që keni dëgjuar që presidenti e viziton një president në shtetin e tij! Po edhe se dy presidentë u takuan në presidencë por kurrë në një ambasadë! Apo a keni dëgjuar ndonjëherë të thuhet që presidenti e vizitoj një ambasador? Nuk e besoj! Por me siguri keni dëgjuar të thuhet „Presidenti e ftoj ambasadorin për të biseduar për […]! .Presidenti pret përfaqësues diplomatik në Presidencë dhe asnjëherë në hapësira të ambasadës, sepse ambasada është territor i shtetit tjetër. Në këtë rast, presidentja në territorin e Francës ka takuar të dërguarin e Makron! “

    Sipas Canajt me këso veprimesh po dëmtohet imazhi i Kosovës.

    “Njejtë sikurse që pati shkuar në Kalabri pa e takuar fillimisht presidentin Matarela. Këto sjellje jo shtetërore tashmë e kanë përulur imazhin e Kosovës në nivel të organizimit tribal e institucionet tona po e humbin ndjenjën e të qenit shtet. Mosdije apo qëllim! Për mosdije tanimë po e dijmë, por shpresojmë të mos jetë e qëllimshme! Narcisoizmi në piedestal!”.

    Presidenca ka njoftuar sot në komunikatë se presidentja Osmani ka takuar ambasadorin francez Guerot për një takim pune siç u cilësua. Aty kanë disktuar kryesisht për çështjet e dialogut me Serbinë dhe janë pajtuar për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark