×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish diplomati serb: Kam përshtypjen se Kurti ka mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare për reciprocitet

    Insajderi
    20 September 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po fillon të zbatojë reciprocitetin, zbatimin e të cilit ai e premtoi, dhe me këto veprime ai imponon shtetësinë e Kosovës, sepse thelbi nuk është që Beogradi i njeh targat e Kosovës, por Kosovën si shtet”, thotë ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq.

    “Ajo që është vendimtare në gjithë këtë tregim është se kjo është paralamëruar, se nuk ka pasur reagime deri më tani ndaj sjelljes së Kurtit dhe se ai praktikisht po zbaton idenë e tij që mund të diskutohet vetëm çështja e statusit, duke injoruar të gjitha marrëveshjet dhe praktikisht duke shfuqizuar dialogun”, ka pretenduar Millivojeviq për portalin serb Kosovonline.

    Ai thotë se e gjithë kjo po ndodh në mungesë të një reagimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe se përshtypja e tij është se Kurti ka mbështetje për një politikë të tillë presioni ndaj Serbisë për të njohur “të ashtuquajturin” realitet.

    “Nëse nuk ka reagim nga bashkësia ndërkombëtare ndaj veprimeve të Kurtit, është plotësisht e qartë se ky është një sinkronizim i Kurtit dhe komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që të ushtrojë presion mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës me çdo kusht”, ka thënë Millivojeviq.

    Ai beson se në rrethana të tilla, “është vështirë të presësh përparim në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

    “Fatkeqësisht, Lajçak dhe BE nuk kanë bërë asgjë për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut, nuk ka asgjë nga zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe nuk ka asnjë reagim nga BE në lidhje me këtë. Përshtypja ime është se BE nuk ka mekanizma për të ndikuar në palën kosovare”, ka vazhduar Millivojeviq.

    “Pyetja është se çfarë mund të sjellë dialogu dhe nëse ka kuptim në kushte të tilla”, ka thënë ai.

    I pyetur se çfarë mesazhi po dërgon Kosova me futje të reciprocitetit, të dërguarit special të BE -së për dialog Miroslav Lajçak, i cili do të takohet sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Millivojeviq tha se se për të është një problem i veçantë që Lajçak haptazi ka thënë se negociatat duhet të shënojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Pyetja është, atëherë, çfarë është ndërmjetësimi i tij dhe a mund të flasim fare për pozicionin neutral  të BE ndaj statusit dhe në emër  të të kujt ai vepron në mënyrë të tillë”, ka thënë Millivojeviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark