Ish-drejtoresha e KEK-ut: Kosova s’rrezikohet nga kriza energjetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtoresha e KEK-ut: Kosova s’rrezikohet nga kriza energjetike

    Insajderi
    24 November 2021 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga kriza energjetike. Ajo në emisionin “Frontal”, në T7, tha se për shkak të mosplanifikimit adekuat gjendja ka ardhur në këtë pikë.

    Dobruna shtoi se Kosova nuk ka krizë energjetike, por ka krizë të politikave.

    “Ne nuk jemi në krizë energjetike, sepse energji ka në rajon, por sa është e përballueshme ajo për qytetarët është çështje tjetër. Ajo nuk quhet krizë energjetike, por është një mosplanifikim adekuat që e ka lejuar që të vjen deri këtu. Një kohë të gjatë, Kosova nuk ka qenë nën ndikimin e burimeve të ripërtrishme, e cila me ngul i ka ndal projektet e thëngjillit, të ujit, tani të gazit. Është një qasje kundër të gjitha projekteve që të ofrojnë energji bazë. Prandaj Kosova nuk ka krizë energjetike por ka krizë të politikave”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark