Ish drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si pasojë e ‘presionit politik’, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.
Ahmetxhekaj tregoi se në vitin 2023 ka marr ftesë për takim nga kryeministri Kurti. Madje Ahmetxhekaj tha se presioni kishte nisur nga vetë Kurti.
Me këtë takim kishte nënkuptuar largimin e Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
“Asistentja ime më ka njoftuar se kemi pasur një kërkesë për një takim me kryeministrin e Kosovës në zyrë, me datën 3 dhjetor 2023. Ka qenë ditë e diel. Me kryeministrin Kurti nuk është që jemi njohur personalisht. Kurti e pranonte se në RTK ka ndryshim, por mendonte se duhet të ketë ndryshim shumë më të thellë, i elaboroi ndryshimet, ishte i njoftuar me reformën që e kisha prezantuar në bord dhe në një moment të caktuar Kurti tha se ka ardhur koha për ndryshim të ri në menaxhment, sepse sipas tij kishte ardhur momenti për një hov të ri të zhvillimit të RTK-së dhe në njëfarë forme më tha që ndoshta do të isha i mirë për përfaqësim të Kosovës kudoqoftë e përmendi si opsion”, tha Ahmetxhekaj në Rubikon.