Ish-drejtori komunal i Fushë Kosovës akuzohet se i ndihmoi një zyrtari të merrte kundërligjshëm 107 euro për 8 vjet e gjysmë, ja çka thotë dëshmitari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ish-drejtori komunal i Fushë Kosovës akuzohet se i ndihmoi një zyrtari të merrte kundërligjshëm 107 euro për 8 vjet e gjysmë, ja çka thotë dëshmitari

    Insajderi
    23 October 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ish-drejtori komunal i Fushë-Kosovës, Maliq Berisha, para trupit gjykures dje u deklarua i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.

    Maliq Berisha po akuzohet se, në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Mjedisit në Komunën e Fushë-Kosovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër ka keqpërdorur autoritetet e tij ligjore, në atë mënyrë që zyrtarit komunal të Fushë-Kosovës, Halil Berisha, i punësuar në pozitën e zyrtarit të Logjistikës dhe Autoparkut, i ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm pasuror.

    Më tutje, seanca ka vazhduar me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Shyqeri Krasniqi.

    Dëshmitari deklaroi se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Komunës është rreth 11,000 euro.

    Për më shumë detaje ndiqni dëshmin e tij në videon e mëposhtme:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark