Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka bërë thirrje të mos përzihet politika vendore, as ajo ndërkombëtare, në rastin e 59 policëve të dyshuar për korrupsion.
Ai ka thënë se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij rasti, pavarësisht reagimeve.
Selimi ka pranuar se gjatë kohës kur ka qenë drejtor i policisë ka pasur raste të përfshirjes së policëve në vepra të tilla, shkruan Epoka e Re.
Por, sipas tij, në atë kohë paligjshmëritë mbroheshin nga politika, sidomos ajo ndërkombëtare.
Selimi ka mohuar mundësinë që ky rast ta prishë imazhin e mirë që Policia e Kosovës ka brenda dhe jashtë vendit.