Ish-drejtori i Policisë thotë se Kosova duhet ta krijojë Inteligjencën e Jashtme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Policisë thotë se Kosova duhet ta krijojë Inteligjencën e Jashtme

    Insajderi
    23 January 2017 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi ka bërë me dije se treni ilegal serb nuk do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

    Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më rëndë në të ardhmen.

    Selimi tha se Serbia me veprime të tilla po tenton ta destabilizojë veriun e vendit, shkruan Epoka e Re.

    Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund ta aneksojë pjesën e veriut.

    “Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë, nga tendencat autonomiste”, tha Selimi.

    Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon.

    Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës.

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=u6wq84OdQCo”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark