A janë ndarë çifti i famshëm- Florenta e basketbollisti Dardan Berisha? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    A janë ndarë çifti i famshëm- Florenta e basketbollisti Dardan Berisha?

    Insajderi
    21 November 2020 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florenta Islami është bërë e njohur për showbizin qysh nga fejesa e saj me reperin shqiptar Ghetyo Geasy, fejesë kjo që nuk kishte një fund të lumtur.

    Pas kësaj ndarje të bujshme, Florenta filloi lidhjen e dashurisë me basketbollistin Dardan Berisha.

    Emocionohet Mihrije Braha në emision: Në fjalët e para të Platorit ne nuk ishim prezent


    Por dyshja prej 2-3 javësh janë ndarë dhe nuk shihen në praninë e njëri-tjetrit. Ata kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, ndërsa Florenta mungoi edhe në ditlëindjen e Dardanit, që e festoi para disa ditësh.

    Përndryshe, Dardan Berisha, i cili është edhe kapiten i Kosovës, nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve” për ndeshjet parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 ndaj Sllovakisë dhe Islandës për shkak të infektimit me Covid 19./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark