
Ansi Agolli, një nga protagonistët e ndeshjes së famshme në Beograd, ka folur për ndeshjen e sotme Shqipëri-Serbi.
Ish-kapiteni i Kombëtares e cilëson si shumë delikat këtë duel dhe thekson se ndeshjen do ta fitojë ekipi që do të menaxhojë më mirë aspektin psikologjik.
“Është një ndeshje shumë delikate kundër një kundërshtari si Serbia. Mendoj se, mbi të gjitha, në këtë ndeshje nevojitet ekuilibri psikologjik në përgatitjen e saj. Serbia ka një skuadër shumë të mirë. Ajo skuadër që do të ketë balancën psikologjike do të jetë ajo që do të dalë më mirë në këtë ndeshje. Mitaj ka cilësi të luajë edhe përpara, edhe mbrapa, madje edhe në mesfushë, pse jo? Do të kisha qejf ta shihja mbrojtës të majtë. Është një lojtar që është edhe ofensiv, edhe difensiv. Do të doja një formacion që t’i japë sa më pak hapësira ekipit kundërshtar dhe ato raste që do të ketë t’i shfrytëzojë sa më mirë. Broja është një lojtar që me forcën dhe shpejtësinë që ka, mund t’i krijojë probleme ekipit kundërshtar. Këtu në SHBA ndjehet shumë mbështetja për skuadrën kombëtare, dhe organizohen duke ndjekur ndeshjet,” deklaroi Ansi Agolli.