Ish-futbollisti i Man Cityt betohet si president i Gjeorgjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Ish-futbollisti i Man Cityt betohet si president i Gjeorgjisë

    Insajderi
    29 December 2024 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Manchester City, Mikheil Kavelashvili është betuar si president i Gjeorgjisë.

    Ndërsa presidentja pro-perëndimore në largim, Salome Zourabichvili, ka këmbëngulur se nuk e njeh emërimin e kundërshtarit të saj.

    LEXO EDHE:

    Megjithatë, ajo njoftoi se do të lirojë rezidencën e saj në Pallatin Orbeliani në Tbilisi, por jo edhe zyrën.

    Bëhet e ditur se ky emërim vjen pas rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat ishin të zhytura në akuza për korrupsion dhe mashtrim.

    “Unë do të dal nga këtu, do të dal tek ju dhe do të jem me ju”, u tha Zourabichvili një turme mbështetësish jashtë pallatit.

    Kavelashvili, i cili ishte sulmues i Manchester Cityt midis viteve 1996 dhe 1997, mbështetet nga partia Georgian Dream, përcjell Telegrafi.

    Ai fitoi lehtësisht garën presidenciale në dhjetor, pasi Georgian Dream kontrollon një kolegj elektoral prej 300 vendesh.

    Në fjalimin e tij, 53-vjeçari Kavelashvili premtoi se do të jetë “presidenti i të gjithëve, pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo”.

    Ai bëri thirrje që kombi të bashkohet pas tij dhe rreth “vlerave të përbashkëta, parimeve të respektit të ndërsjellë dhe të ardhmes”.

    Raportohet se Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative.

    Ai ishte një nga autorët e një ligji të diskutueshëm që kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “ndjekje të interesit të një fuqie të huaj” – i ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.

    Kritikët kanë akuzuar Georgian Dream – e krijuar nga miliarderi në hije Bidzina Ivanishvili, i cili e bëri pasurinë e tij në Rusi – se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që ajo i ka mohuar.

    Partia kohët e fundit nxori ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e LGBTQ+.

    Vendimi i saj muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet mbi ofertën e vendit të tyre për t’u bashkuar me BE-në shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protesta.

    Zourabichvil u zgjodh me votim popullor me mbështetjen e Georgian Dream në vitin 2018, por u bë kritike e ashpër ndaj partisë në pushtet, duke e akuzuar atë për politika pro-ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark