Ish-futbollisti i Vushtrrisë, Drenicës dhe Renovës në Maqedoni, Faruk Statovci ka akuzuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina se i ka blerë licencat e trajnimit të UEFA-së.
Statovci ka drejtuar akuza ndaj Batatinës, pasi trajneri i Llapit u mundua t’ia shpjegonte atij mënyrën se si rritet ritmi i lojës në futbollin e Kosovës.
Përplasja ndodhi në distancë, pasi Statovci ishte në studion televizive të Tribuna Channel, ndërsa Batatina dërongte deklarata përmes telefonit të moderatorit të emisionit.
“Sa i përket futbollit, unë dhe Tahiri nuk mundemi me diskutu fare. Thuaj Tahirit që unë kam përvojë 25-vjeçare në futboll ndërsa thuaj ‘ti i ke blerë licencat e trajnerëve me para’”, ka thënë Statovci.
Batatina është e biznesmen dhe prej disa vitesh kompania e tij është njëra prej dy donatorëve kryesor të klubit. /Insajderi.com