Ish-gjyqtari i EULEX-it merret në pyetje nga Prokuroria Speciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-gjyqtari i EULEX-it merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    13 October 2016 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Kosovës për korrupsion, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Florit dyshohet se gjatë kohës sa ka shërbyer në EULEX ka marrë ryshfet për lehtësira në një rast gjyqësor. Ai akuzohej të kishte marrë para në emër për një rast të cilin po e gjykonte vetë.

    Pretendimet ndaj tij janë ngritur nga ish-prokuroja e EULEX-it, Maria Bamieh, por Florit i ka hedhur poshtë ato si të pabaza.

    Marrjen në pyetje të Florit e ka konfirmuar avokati i tij, Ramë Gashi.

    “Është e vërtetë që sot kemi qenë tërë ditën në Prokurori Speciale për të dhënë deklaratën e klientit tim Flori. Më në fund është realizuar kjo kërkesë e jona, të cilën e kemi bërë vazhdimisht tek organet e drejtësisë”, ka thënë Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

    Lidhur me këtë rast, në Prokurorinë Specialë është hapur procedurë hetimore qysh në vitin 2013./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark