Ish gruaja e Robert De Niro kërkon gjysmën e pasurisë së tij - Insajderi
×
Kulturë

Ish gruaja e Robert De Niro kërkon gjysmën e pasurisë së tij

Insajderi
08 June 2019 - 18:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-bashkëshortja e Robert De Niro ka kërkuar gjysmën e pasurisë së aktorit prej 500 milionë dollarë.

Kërkesa e Grace Hightower u zbulua gjatë një seance gjyqësore në  Gjykatën Supreme të Manhatanit të enjten.

64-vjeçarja nënshkroi një marrëveshje paramartesore në 2004 ku do merrte një apartament 6 milionë dollarë, 500.000 para kesh dhe 1 milionë dollarë mbështetje nga aktori.

Por avokati i Grace, Allan Mantel argumentoi se në marrëveshje thuhet se ajo kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë që Robert De Niro do fitonte gjatë martesës, përfshirë edhe nga 35 bizneset e tij.

Përveç karrierës në aktrim, Robert zotëron hotelin Greenëich, zinxhirët e restoranteve Nobu/Tribeca Grill, Festivalin e Filmit Tribeca dhe Canal Productions.

Çifti pas më shumë se 20 vite martesë. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.

Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004. Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988.

Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.

De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark