Ish-Guvernatori: Sami Lushtaku dhe Ahmet Shala kërkuan favore për njerëz me të kaluar kriminale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Guvernatori: Sami Lushtaku dhe Ahmet Shala kërkuan favore për njerëz me të kaluar kriminale

    Insajderi
    11 October 2016 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hashim Rexhepi tregon se para gjashtë vitesh kishte pritur në zyrën e tij, kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

    Ishte i shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ahmet Shala.

    Rexhepi pohon për Gazetën Fjala se atëkohë të dy zyrtarët e lartë të PDK-së kërkonin prej licencimin e kompanisë së sigurimeve “Europa Inc”.

    Licencimi i saj ishte bllokuar për shkak të prejardhjes së dyshimtë të kapitalit dhe problemeve ligjore të aksionarëve.

    Gazeta Fjala raporton se kjo vizitë dhe një tjetër e Azem Sylës, më vonë për të punësuar njerëz të tij në BQK, ndodhën pak ditë para se t’i vinin në zyrë njësia speciale për ta arrestuar ish-guvernatorin Rexhepi.

    “Ka qenë një shembull i keq i ndërhyrjes në punën e BQK-së. Ahmet Shala dhe Sami Lushtaku kishin ardhur që të intervenojnë për licencimin e një kompanie sigurimi (Europa Inc.)”, kujton detaje nga ai takim, Rexhepi.

    Në takim, përveç tjerëve, Rexhepi thotë se ka qenë edhe Drejtoresha e Njësisë për Licencim, Syzana Dervari, e cila i kishte informuar ‘vizitorët’ se kompania ‘Europa Inc’ ka probleme të mëdha ligjore.

    Drejtusit e kompanisë  ‘Europa Inc’, për të cilën kishin intervenuar të licencohej Ahmet Shala dhe Sami Lushtaku, kishin të kaluar kriminale.

    Banka Qendrore e Kosovës, përkatësisht Njësia për Licencim në kuadër të saj, para se ta licencoj një kompani kërkon informata nga Policia e Kosovës rreth të kaluarës se aksionarëve.

    Në rastin e ‘Europa Inc’, Policia e Kosovës kishte konstatuar se tre prej pronarëve kishte të kaluar kriminale.

    “Në takim ishte përveç tjerëve edhe drejtoresha e njësisë për licencim, e cila na informoi se kompania në fjalë ka probleme, sepse është e paqartë struktura e pronësisë  dhe prejardhja e kapitalit dhe se ndër tjera nga policia ishte marrë informata se tre nga pesë anëtarët e propozuar për menaxhment të lartë kishin të kaluar kriminale”, tregon Rexhepi.

    Ai pohon t’iu këtë thënë Shalës dhe Lushtakut  se “pa i përmbushur kërkesat ligjore nuk mund ta fusim kompaninë në procedurë të licencimit”.

    Por kjo duket se nuk iu kishte pëlqyer Shalës e Lushtakut, të cilët thotë se e paralajmëruan se kjo nuk do të mbetej me kaq.

    Dhe për koincidencë, nuk shkoi as një javë dhe policia i trokitën në derë ish-guvernatorit.

    “Kjo si duket nuk iu pëlqeu. Është e vërtetë se pas disa ditësh erdh deri të bastisja e policisë dhe arrestimi i im”, pohon Rexhepi, duke e ndërlidhur këtë rast me arrestimin e tij që pasoi disa ditë më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark