Ish-hetuesja e Millosheviqit nga protesta: Komb i njerëzve të guximshëm, drejtësi e mohuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-hetuesja e Millosheviqit nga protesta: Komb i njerëzve të guximshëm, drejtësi e mohuar

    Insajderi
    07 August 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nevenka Tromp, ish-hetuesja në rastin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ka folur sot nga protesta në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

    Tromp ka thënë se drejtësia e mohuar është drejtësi e vonuar. Ajo e ka quajtur kombin shqiptar si “kom i njerëzve të guximshëm”.

    Fjalimi i saj:

    Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë, është realiteti që po përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet, ajo duhet të ketë legjitimitet. Gjykatat, ligjet dhe profesionistët e drejtëissë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Gjykimet nuk janë më për të zbuluar të vërteten, por duken si gjykime të inskenuara. Kjo është veçanërisht e rrezikshme kur politikanët manipulojnë drejtësinë për qëllime pragmatike ose kur institucionet e drejtësisë detyrohen t’i nënshtrohen narrativave politike. U siguruan se ky proces do të jetë transparent dhe i paanshëm. Dhe ja ku jemi, pas pesë vite më vonë ata ende janë në paraburgim dhe ende s’ka një vendim gjyqësor në horizont.Të njëjtit udhëheqës që po gjykohen janë ata që mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë rrezikun që përbënte… Pse? Sepse besuan në drejtësinë e kauzës së tyre.

    Gjykatat Speciale vazhdon të funksionojë në periferi të vëmendjes globale, të eklipsuara nga konfliktet e reja.

    Fati i vendit tuaj nuk duhet të reduktohet në një pikë diskutimi diplomatik. Është shtëpia juaj, është historia juaj, e ardhmja juaj, ju luftuat fort për pavarësinë tuaj.

    Drejtësia është prioritet, paqja është prioritet, dinjiteti juaj është prioritet, por Kosova nuk është një gjest. Nuk është një kompromis. Kosova është një shtet sovran.

    Një komb i njerëzve të guximshëm, të qëndrueshëm që vazhdojnë të besojnë në drejtësi edhe kur bota duket se kthen shikimin tjetërkund. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark