
Demokrat Morina për Insajderin ka treguar se ka qenë i burgosur për 11 vite. 32-vjeçari ka thënë se një periudhë të jetës e ka kaluar në disa nga burgjet e Kosovës, pasi është dënuar për disa vepra penale, si: kanosje, tentimvrasje, therrje me thikë, shitje narkotikësh.
Morina, ekskluzivisht për Insajderin, ka rëfyer përvojat e tij nga qelia, ku po ashtu ka shprehur edhe pretendimet e tij, se gjatë kohës sa ka qëndruar aty ka pasur telefon, të cilin, sipas tij, ia ka siguruar njëri nga gardianët e Burgut të Prizrenit.
Tutje, ai ka rrëfyer në detaje se si ka arritur të bëhej me telefon në burg, dhe (sipas tij) si të burgosurit e tjerë furnizohen me drogë dhe gjëra të tjera ilegale, nga punonjësit brenda Shërbimit Korrektues.
Në vijim mund të ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës për të pyetur nëse këto pretendime të Morinës qëndrojnë, por deri më tani nga ky institucion nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.