Një treshe e ish-inxhinierëve të kompanisë së madhe amerikane, Apple kanë hapur një kompani të re të teknologjisë në muajin qershor të këtij viti. Kompania quhet “Pearl” dhe merret me teknologjinë e veturave.
Pesëdhjetë prej 70 punonjësve të kompanisë “Pearl” kanë punuar më parë në Apple.
Por në vend se të merret me ndërtimin e një makine të re apo sistemi të vetë-ngarjes së makinës, siç po bëjnë shumë kompani të botës, “Pearl” është duke sjellur teknologjinë më të lartë për makinën tuaj.
Produkti i parë i kompanisë është një kamerë e cila i reziston çfardo moti, dhe vendoset në targat e prapme të veturës.
Produkti vendoset shumë lehtë në vend, shkruan Business Insider.
Ky produkt, pasi të vendoset do të paraqes pamjet nga pjesa e prapme e veturës në telefonin e klientit.
“Pearl” ka ndërtuar edhe një pjesë magnetike e cila tërheq telefonët Iphone dhe Androide – kjo bëhet me qëllim vendosjes e telefonit.
Produkti ka një sistem alarmi i cili lajmëron vozitësin kur i afrohet ndonjë objekti.