Ish-kandidati për deputet i VV-së reagon i zhgënjyer: Të shikohet ku po i parkojnë motorrat krejt bubrrecat që kanë marrë votën e popullit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-kandidati për deputet i VV-së reagon i zhgënjyer: Të shikohet ku po i parkojnë motorrat krejt bubrrecat që kanë marrë votën e popullit

    Insajderi
    04 February 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka reaguar për shpenzimet e karburantit që kishin bërë deputetët e partisë së tij gjatë periudhës nëntor-dhjetor nga buxheti i shtetit, shkruan Insajderi.

    Loshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse këto lista janë të vërteta ky është një zhgënjim total, pasi të gjithë votuesit e VV-së kanë pritur që këta të jenë ndryshe nga të tjerët.

    Madje, Loshi ka kërkuar që të shikohen në cilat shkolla shkojnë femijët e tyre dhe do të kuptohet në cilin qytet jetojnë.

    Tutje, ai tha se duhet të shikohet mirë se ku i parkojnë motorrat krejt bubrrecat që kanë marrë votën e popullit.

    “E kam nje pyetje per deputetet e Vetevendosjes qe vijne nga qendrat tjera jashte Prishtine. A eshte e vertete se ju jetoni ne Prishtine dhe merrni para si kompenzim per derivatet qe nuk i shpenzoni?! Nese kjo eshte e vertete, i lus mediat qe t’i publikojne emrat e juaj neper ballina nje muaj rresht. Nese nuk eshte e vertete na thoni kete qe te mos u bijme ne qafe kot. Por, po te jete e vertete, ky eshte zhgenjim total ne juve. Sepse, jo vetem une, por shumica e votuesve kane pritur qe ju te jeni ndryshe nga te tjeret. Krejt ndryshe. Ne anen tjeter, Kuvendi duhet te nxjerr rregullore qe t’u hiqet kompenzimi i tille i paarsyeshem cdo deputeti qe merr te ardhura shtese ne emer te udhetimit perderisa jeton ne Prishtine, pavaresisht se cfare adrese kane deklaruar. Te shikohet ne cilat shkolla shkojne femijet e tyre dhe do te merret vesh se ne ate qytet jetojne edhe ata. Si eshte ajo forja: a e di ku e ka shtepine bubrreci? E ka pra, qaty ku e ka te parkuar motorrin! Le te shikohet mire se ku i parkojne motorrat krejt bubrrecat qe kane marre voten e popullit.”, ka shkruar Loshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark