Ish-kandidati për deputet nga VV synon postin e drejtorit të Spitalit në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ish-kandidati për deputet nga VV synon postin e drejtorit të Spitalit në Vushtrri

    Insajderi
    03 June 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi nuk arriti të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, tani po synon një pozitë të re, atë të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë plotësuar kushtet sipas konkursit për drejtorë të disa spitaleve në vend. Ndër ta është edhe Meholli, i cili garon për drejtimin e spitalit në qytetin e tij.

    Për këtë pozitë është në garë edhe Shefkije Shatri, një tjetër kandidate që ka kaluar fazën përzgjedhëse fillestare.

    Kandidatët që kanë plotësuar kriteret e konkursit do të thirren në fazat e tjera të testimit. Gazeta Insajderi do të vazhdojë të ju informojë për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces.

    Sylejman Meholli kishte kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2019. Por, nuk arriti t’i siguroj votat e mjaftueshme.

    Ai aktualisht është asamblist komunal nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetar i degës në këtë komunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark