Ish kandidati për kryetar komunë nga LVV kalon në LDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish kandidati për kryetar komunë nga LVV kalon në LDK

    Insajderi
    01 August 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besart Tofaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik.

    Lajmi u bë i ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar komune, Ruzhdi Shehu.

    “Me kënaqësi ju njoftoj se z. Besart Tofaj, Nënkryetar i Komunës së Junikut dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt në qeverisjen tonë lokale, ka vendosur që nga sot t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik. Z. Tofaj ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e kaluara dhe, gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes, ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë në funksionin e tij si Nënkryetar. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e qartë e përputhjes së vlerave, vizionit dhe angazhimit të përbashkët për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë. Besarti është një prurje e fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark