Ish-kandidati për President të Serbisë për planin frankogjerman: Vuçiq po e amputon Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati për President të Serbisë për planin frankogjerman: Vuçiq po e amputon Kosovën

    Insajderi
    17 February 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kandidati për President të Serbisë, Zdravko Ponosh, thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pranimin e planit frankogjerman “po e amputon Kosovën nga Serbia” dhe se “po provon të anestezojë publikun”, shkruan Insajderi.

    Ponosh, provon të shpjegojë përmes analogjive se çfarë po bën Serbia në pranimin e planit franko-gjerman, teksa e akuzon Vuçiqin për njohje të Kosovës.

    “Po përgatitet një amputim, realisht. Ne mund ta përjetojmë Kosovën sikurse të ishte një këmbë e jona me të cilën kemi shkelur për shumë vite, dhe e kemi lënduar në një gjemb të zi. Ato lëndime kanë ndodhur shumë herë, dhe disa mendonin se më së miri ishin të shkeleshin sërish mbi ato gjemba”.

    “Dikur ajo këmbë u bë shumë keq, sa që më 1999 edhe na u hoq dhe më s’kishim kontroll mbi të. Doktorë dhe kirurgë u punësuan, ata na trajtuan më 1999, dhe që nga atëherë kontroll mbi atë këmbë s’kemi pasur. Më 2008 me disa elektroda e menaxhuan nga jashtë, dhe jemi në pikën ku kërkojnë amputimin”, ka thënë ai në N1

    “Pacienti nuk pajtohet nëse gruaja pajtohet. Dhe emri i asaj gruaje është Aleksandar Vuçiq. Dhe tash ajo i shpjegon bashkëshortit të saj se nuk ka asgjë gabim me amputimin e këmbës. Fëmijët nuk pajtohen, rrebelohen, prindërit nuk pajtrohen, por gruaja (Vuçiqi) pajtohet, sepse ajo ka qenë duke flirtuar me ekipin mjekësor që e ka kryer atë operim më 1999 për kohë të gjatë”, tha Ponosh./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark