Senatori amerikan nga radhët e Partisë Republikane, John McCain të enjten do të vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, senatori McCain do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 13 prill me fillim nga ora 14:30.
Para qëndrimit në Prishtinë, McCain ka vizituar kryeqytetet e vendeve të ish-Jugosllavisë, Zagreb, Lubjanë, Beograd e Sarajevë.
Gjatë qëndrimit në Beograd, McCain me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq ka biseduar për ecurinë e dialogut Prishtinë – Beograd. /Insajderi.com