Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka folur përsëri për skandalin e ambasadorit, Martin Berishaj.
Gashi ka thënë se duket se Vetëvendosje ka përfituar ilegalisht para nga Berishaj.
“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht”, ka thënë Gashi në T7.
Lexo edhe:
Gashi shtoi se “fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”.
Ai ka thënë se Berishaj duhet të jap dorëheqje pa ia kërkuar.
“Ky ish dashtë vetë me kanë i ndershëm dhe me u tërheq”, ka theksuar ai.
Më tej, Gashi ka thënë se Berishaj është “zajabant” dhe duhet të shkarkohet sa më parë.
“Kur shkon Lubjanë ju thotë se jam profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranë, kur vjen në Prishtinë thotë se jam profesor i Universitetit të Lubjanës“, ka thënë ai.
Lexo edhe:
Ndryshe Gashi ditë më parë ka kërkuar shkarkimin e Berishajt.
Deri më tani Qeveria Kurti nuk ka marrë ndonjë masë për të pavarësisht hetimeve që po bëhen ndaj tij për përshirjen në skandalin financiar me 100 milionë euro.