Ish-këshilltari i Kurtit: Aktivistët e VV që po heshtin për Hysen Durmishin, e kanë vendin si n’xhehnem – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Kurtit: Aktivistët e VV që po heshtin për Hysen Durmishin, e kanë vendin si n’xhehnem

    Insajderi
    11 June 2022 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-këshilltari i kryeministri  Albin Kurti, Durim Berisha është rreshtuar kah Liburn Aliu dhe kundër zv.ministri Durmishi, pas publikimeve të fundit  lidhur me korrupsionin dhe dallaveret  që po zhvillohet në ministrin e ministrit Aliu.

    Ai në një postim në Facebook, thotë se të gjithë aktivistët e VV’së i kupton kur mbrojnë Hysen Durmishin “Veq ata qe vet m’tregojshin per t’palamet e tij sa ka qene drejtor ne Komunen e Prishtines, jo.”, shkruan Berisha.

    Ai madje thotë se të gjitha ata që po heshtin për të e kanë vendin në xhehnem.

    Kujtojmë se ditëve të fundit, aktivistë të zellshëm të VV’së janë ndarë në “pjesë’’. Disa janë rreshtuar krah Durmishit, e disa krah ministrit Aliu me statusa e akuza ndaj njëri tjetrit.

    Postimi:

    Krejt aktivistet e LVV qe heshtin per Hysen Durmishin i kuptoj. Veq ata qe vet m’tregojshin per t’palamet e tij sa ka qene drejtor ne Komunen e Prishtines, jo.

    Per juve osht nje vend i veçante… kudo ku ka vuajtje, se s’po muj thom ne xhehenem, se masnej thuni kuka bo Durimi tekfirc


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark