Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku pas kritikës që kjo e fundit i bëri Kurtit, për pranimin e marrëveshjes për planin evropian, ku mes tjerash parashihet edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, shkruan Insajderi.
Zulfaj ia ka publikuar një status të 2013-ës, atëherë kur marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumcië Serbe u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, e të cilës marrëveshje Çitaku iu kishte gëzuar.
Ndërkohë sipas tij, sot Çitaku po e akuzon pa pikë turpi Qeverinë Kurti, po për këtë marrëveshje.
“Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet“, ka shkruar ai mes tjerash.
Reagimi i plotë:
“Vlora u pat gëzuar fort kur u pat nënshkruar Zajednica me 2013.
Në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan.
Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë.
Vlora e subjekti saj duhet të gëzohen që mbrëmë në mbi 1000 fjalë të thëna nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, askund nuk u përmend Asociacioni.
Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet.
Qytetarët e Kosovës nuk i kishin borxh asgjë “vlorave” që nënshkruan Zajednicën dhe forcuan kriminelë si Radoicic e Veselinovic. Andaj sot, kurseni qytetarët.
Ata ju njohin mire”
/GazetaInsajderi