Analisti politik, Dukagjin Gorani, që për disa vite ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin për aderimin e tij në partinë më të madhe opozitare në vend e ka dhënë vetë Vetëvendosje, duke postuar një fotografi të Goranit me mbishkrimin “Lëvizja po fuqizohet”.
Lidhur me afërsinë e tij me Vetëvendosjen dhe një aderimi të mundshëm është spekuluar edhe më herët në media./Insajderi.com