Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherrit.
Ajo tha se ky akt është sulm edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor.
“Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, u shpreh Osmani.
Ajo tutje tha se përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë.